Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREAktorët i bashkohen grevës së skenaristëve

Aktorët i bashkohen grevës së skenaristëve

Aktorë dhe aktore në disa qytete në SHBA u janë bashkuar skenaristëve në grevën e tyre, duke u larguar nga puna për një kohë të pacaktuar. Të premten, në qytete përfshirë Los Anxhelesin dhe Nju Jorkun, aktorët iu bashkuan skenaristëve që kanë qenë në grevë që nga fillimi i majit. Ata duruan temperaturat përvëluese për të protestuar përpara studiove të filmit dhe selisë së shërbimeve të transmetimit dhe stacioneve televizive. Yjet si Susan Sarandon dhe Jason Sudeikis ishin në mesin e atyre që protestonin. Është hera e parë që nga viti 1960 që aktorët dhe skenaristët janë larguar së bashku. Sindikata e aktorëve SAG-AFTRA po kërkon pagesa më të mira për anëtarët e saj dhe rregullore mbi përdorimin e inteligjencës artificiale. Greva e aktorëve u vendos zyrtarisht të enjten pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje me Shoqatën e Studiove të TV dhe Filmit (AMPTP) megjithë negociatat me javë të tëra. Me disa përjashtime, të gjitha xhirimet me aktorë dhe aktore tani do të duhej të ndërpriteshin, tha SAG-AFTRA. Sipas mediave amerikane, xhirimet e filmave dhe serialeve tashmë janë praktikisht në ndalesë. Përveç kësaj, anëtarët e sindikatave nuk lejohen të marrin përsipër ndonjë punë prapa kamerës ose të promovojnë filmat dhe serialet e tyre përmes paraqitjeve publicitare dhe intervistave. Sindikata tha se planifikonte të kontrollonte rreptësisht këto kushte. Xhirimet e shumë filmave u pezulluan të premten, përfshirë ”Deadpool 3”, vazhdimin e ”Gladiatori”-t dhe edicionin e tetë të ”Mission: Impossible”. Megjithatë, ka të ngjarë të kalojë pak kohë para se shikuesit e kinemasë të vënë re efektet e grevave, pasi shumica e filmave të suksesshëm për këtë vit tashmë janë xhiruar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments