Në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris, është çelur ekspozita “Substrate”, si pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur. Kjo ekspozitë është një projekt i përbashkët i tre artistëve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në ceremoninë e hapjes, ka qenë e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti së bashku me homologet e saj; Maja Gojkovic dhe Bisera Kostadinovska Stojchevska. Ministrja Margariti e ka vlerësuar këtë ekspozitë si një dëshmi që arti dhe kultura janë ura komunikimi mes popujve. “Bashkë me homologen serbe dhe atë të Maqedonisë së Veriut, u ndalëm në rëndësinë e artit si faktor paqeje dhe zhvillimi ekonomik, por edhe nevojën për më shumë bashkëpunim dhe lëvizje të lirë për komunitetin krijues”, është shprehur Margariti. Artistët që u bënë bashkë për ngritjen e kësaj ekspozite janë: Driant Zeneli, Kristina Pulejkova dhe Nina Zelkjovic, ndërsa kuratorja e ekspozitës është Claudia Paetzold. Ekspozita “Substrate” studion aspekte të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të tre vendeve dhe tregon segmente (substrate) të përbashkëta që përfaqësojnë rajonin e Ballkanit të Hapur. Publiku do të mund ta vizitojë ekspozitën në Paris deri më 12 gusht 2023. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on