Në dy raporte, eurodeputetët kanë mirëpritur fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe paralajmëruar udhëheqjen e Republikës Srpska të ndalojë veprimet e saj separatiste në Bosnje-Hercegovinë. “Eurodeputetët kanë mirëpritur angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE, duke vënë në dukje se ai është një reflektim i konsensusit mes partive politike dhe i mbështetjes dërrmuese mes qytetarëve”, sipas një raporti të Parlamentit Evropian të miratuar të enjten. Partner i besueshëm i politikës së jashtme “Shqipëria është një partner i besueshëm i politikës së jashtme dhe mbetet një aleat i rëndësishëm gjeopolitik falë përpjekjeve të saj për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, thuhet në raport. Eurodeputetët kanë mirëpritur fokusin e qeverisë në reformat që lidhen me kërkesat e BE-së, në përforcimin e strukturës së saj për koordinimin e integrimit evropian dhe rolin e parlamentit në procesin e integrimit në BE, duke amenduar ligjin përkatës, dhe u bëjnë thirrje vendimmarrësve që të punojnë së bashku që të punojnë së bashku drejt përmbushjes së kritereve të anëtarësimit jo më vonë se 2030. Avancimi në axhendën e reformave të BE-së Eurodeputetët i kanë kërkuar qeverisë të intensifikojë përpjekjet e saj për të forcuar funksionimin e shtetit të së drejtës, gjyqësorit dhe përpjekjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria duhet të garantojë lirinë e medias, të fuqizojë shoqërinë civile, të garantojë të drejtat themelore dhe të drejtat e pakicave, përfshirë komunitetin LGBTI+, si dhe të forcojë bashkëpunimin e saj me institucionet e BE-së. Raporti thekson se qeveria duhet të avancojë më tej me axhendën e reformave të BE-së, në bashkëpunim me opozitën dhe të gjitha segmentet e shoqërisë. Raporti u miratua me 536 vota pro, 54 kundër dhe 32 abstenime. atsh
PE: Shqipëria po zbaton reforma të vështira
RELATED ARTICLES