Franca po mobilizon 130 000 oficerë policie në mbarë vendin mes frikës së trazirave të reja. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin njoftoi masat paraprake në Paris ku 45 000 agjentë do të vendosen vetëm të enjten dhe të premten në mbrëmje. Përveç kësaj, do të ketë njësi speciale si dhe helikopterë, drone dhe automjete të blinduara. Shërbimet e autobusëve dhe tramvajit do të pezullohen në të gjitha qytetet në orën 22:00 (2000 GMT) në të dyja ditët. Trenat periferikë dhe metroja e Parisit do të mbeten funksionale. Pas vrasjes fatale të një të riu nga një oficer policie gjatë një bllokadë trafiku pranë Parisit dy javë më parë, në Francë prej ditësh kishte trazira të rënda. Oficerët e policisë u sulmuan me fishekzjarrë, ndërsa u dogjën ndërtesat publike si stacionet e policisë dhe shkollat. Mijëra makina u dogjën. Trazirat janë qetësuar, por ekziston shqetësimi se tani do të ndizet përsëri për festën kombëtare të së premtes, e cila përkujton sulmin në burgun e Bastijes, në Paris, më 14 korrik 1789, një moment i rëndësishëm i Revolucionit Francez. atsh
130 000 agjentë policie në Ditën e Republikës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on