Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERikonstruksioni i plotë i Kishës së “Shën Mëhillit” në Lunxhëri

Rikonstruksioni i plotë i Kishës së “Shën Mëhillit” në Lunxhëri

Ka filluar puna për rikonstruksionin e plotë të Kishës së “Shën Mëhillit”, Monument Kulture, Kategoria I, në Lunxhëri, Gjirokastër. Me investimin e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), specialistët e DRTK Gjirokastër po ndërhyjnë në restaurimin e çatisë, hajatit, portës hyrëse, shtresave të brendshme, mureve dhe konstruktit të kishës. Kisha i përket shekullit të XVIII dhe përbëhet nga naosi, narteksi, hajati dhe një ambjent i shtuar në anën perëndimore. Kisha e cila gjendet në qendër të fshatit Mingul, është modeste në arkitekturën e saj por shërben si bërthamë rreth së cilës zhvillohet fshati. Ajo ka tre nefe, e mbuluar me kupola. Narteksi është gjithashtu i mbuluar me kupola, një portik dhe ambiente të tjera në perëndim. Rreth 30 minuta ecje larg fshatit Mingul gjendet Manastiri i Metamorfozës së Krishtit, një shembull interesant i arkitekturës pasbizantine të zonës. Mbishkrimi i ndërtimit i ruajtur në brendësi mban datën 1666. Kjo është një kishë në formë kryqi me kupolë trikonkë. Është e ndërtuar me gur poroz dhe faqet e jashtme janë dekoruar në mënyrë relativisht të pasur me harqe mbi pilastra në konkat dhe korniza të artikuluara. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments