Në mbështetje të vizionit të qeverisë shqiptare për transformimin digjital të qeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve, projekti STAR 3 “Mbështetja dhe Avancimi i Reformave të Qeverisjes Vendore”, po kryen Vlerësimin e Gatishmërisë Digjitale të Qeverisjes dhe Qytetarëve, në nivel vendor, me qëllim informimin e vendimarrjes dhe përcaktimin e hapave dhe masave të nevojshme për arritjen e këtij transformimi. Pas detajimit të metodologjisë dhe instrumenteve vlerësuese dhe dakortësimin e tyre me institucionet përgjegjëse të linjës në bashkëpunim me projektin e donatorëve filloi vlerësimin në 61 bashkitë e vendit. Skuadrat e ekspertëve të partnerit zbatues, vizituan bashkitë Poliçan, Kuçovë, Roskovec, Mat, Gramsh, Fier, Has, dhe Durrës për të kryer një ekzaminim të hollësishëm të gatishmërisë në këto bashki. Vlerësimi i thelluar në secilën bashki po kryhet bazuar mbi një metodologji të detajuar të 5 shtyllave kryesore të përcaktuara përshirë: qeverisjen, rregullat dhe ligjet, shërbimet me në qendër qytetarin, infrastrukturën, kapacitetet njerëzore. Vlerësimi po vijon në bashkitë Dimal, Peqin, Shijak, Vau i Dejës, Mirditë, Bulqizë dhe Klos. Paralelisht STAR3 po kryen dhe vlerësimin e gatishmërisë digjitale të qytetarëve në 61 bashkitë e vendit. STAR3 Reforma Administrative-Territoriale është një projekt i financuar nga BE, Ambasada suedeze dhe ajo zvicerane, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës USAID/Albania, UNDP Albania dhe qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. atsh
Digjitalizimi i shërbimeve,në 61 bashkitë e vendit
RELATED ARTICLES