Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINisin punimet në Urën e Bahçallëkut

Nisin punimet në Urën e Bahçallëkut

Në Urën e Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës kanë nisur mbrëmjen e djeshme punimet për riparimin e fugave dhe shtresës asfaltike, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve. Fillimi i punimeve u ndoq nga afër nga kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci. “Punimet, që pritet të përfundojnë brenda 20 ditësh, do të realizohen kryesisht gjatë orëve të natës dhe në njërin kah të urës për të mos bllokuar qarkullimin”, bën të ditur bashkia Shkodër. Pas riparimit të urës, projekti më i afërt për lehtësimin e qarkullimit në hyrjen e qytetit është zgjerimi i rrugës tek rrethrrotullimi, tek Ura e Re e Bunës, një ndërhyrje kjo provizore deri në nisjen e zbatimit të projektit të madh për hyrjen e qytetit. E inauguruar më 4 shkurt të vitit 1914, Ura e Bahçallëkut, ajo lidhte qytetin e Shkodrës me pjesën tjetër të saj, që shtrihet përtej rrugëtimit të Drinit e të Kirit për në Bunë. Njëkohësisht mundësoi komunikimin e qytetit me pjesën tjetër vendit, duke shërbyer si arterie kruciale komunikimi të një prej qendrave më të rëndësishme historike, ekonomike dhe kulturore. Ajo është ndërtuar në vitin 1914 me projektues austriak, konstruksioni i së cilës ka ardhur deri në ditët tona. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments