Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARETakim mes Putinit dhe Prigozhin pas kryengritjes

Takim mes Putinit dhe Prigozhin pas kryengritjes

Kremlini ka konfirmuar raportet se presidenti rus Vladimir Putin është takuar me kreun e forcave mercenare “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, pas kryengritjes së tij kundër udhëheqjes ushtarake në qershor. “Presidenti Putin zhvilloi një takim, ku ftoi 35 persona, të gjithë komandantët e njësive dhe udhëheqjen e kompanisë, duke përfshirë edhe vetë Prigozhin”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”. Putini i kishte quajtur më parë kryengritësit “Wagner” tradhtarë. Media ruse raportoi më herët për një takim të tillë mes Putinit dhe Prigozhin. Për ditë të tëra, ekspertët ndërkombëtarë kishin spekuluar për të ardhmen e Prigozhin dhe trupave të tij “Wagner”, të cilat janë gjithashtu të rëndësishme për Kremlinin në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Sipas Peskov, diskutimi zgjati tre orë dhe u zhvillua më 29 qershor, disa ditë pas revoltës së dështuar të Prigozhin kundër udhëheqjes ushtarake. Gjatë bisedës, Putin dha vlerësimin e tij për aktivitetet e “Wagner” në fushën e betejës në Ukrainë, si dhe gjatë kryengritjes së 34 qershorit. Megjithatë, Putin kishte dëgjuar edhe versionin e oficerëve të “Wagner” për kryengritjen. Pasi akuzoi ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu për sulmin ndaj kampeve ushtarake të ushtrisë së tij private, Prigozhin i detyroi njësitë e tij të pushtojnë qytetin jugor rus të Rostov-on-Don, më 24 qershor dhe në të njëjtën kohë vendosi një kolonë ushtarake në lëvizje drejt Moskës. Gjatë avancimit të tyre në kryeqytetin rus, trupat e “Wagner” rrëzuan disa helikopterë dhe një avion. Në mbrëmje, Prigozhin dha urdhrin për t’u tërhequr pas negociatave me Kremlinin, në të cilat lideri bjellorus, Alexander Lukashenko veproi si ndërmjetës. Edhe pse Putini kishte folur për tradhti gjatë kryengritjes, Kremlini më vonë konfirmoi një kompromis, i cili megjithatë kishte si kusht largimin e Prigozhin në Bjellorusi. Më pas, mercenarët e “Wagner” do të vendosnin nëse ata gjithashtu do të largoheshin ose do të vazhdonin të luftonin përkrah Rusisë në Ukrainë pas nënshkrimit të kontratave të reja me Ministrinë e Mbrojtjes. Putini siguroi gjithashtu trupat “Wagner” për imunitet nga ndjekja penale. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ