Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKujtim Spahivogli, artisti që u godit nga regjimi

Kujtim Spahivogli, artisti që u godit nga regjimi

Më 7 korrik të vitit 1987, vdiq aktor i njohur shqiptar, Kujtim Spahivogli, emrin e të cilit mban sot Teatri Kombëtar Eksperimental. Kujtim Spahivogli lindi më 30 korrik të vitit 1932 në Lushnje. Studimet e larta për teatër i perfundoi shkëlqyeshëm në Moskë, në vitin 1956. Ishte një ndër studentët brilantë të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1956 u emërua aktor në Teatrin Kombëtar. Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Kombëtar ishte Xherxhinski në dramën “Orët e kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, etj. Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe Instituti i Lartë i Arteve. Me prishjen e marrëdhënieve diplomatike me BS, studentët që kishin studiuar atje, regjimi komunist i shihte si armiq të mundshëm. Ai u akuzua se dramat e tij sillnin shthurjen morale të femrës dhe jo emancipim. Spahivogli ka vënë në skenë pjeset: “I Çuditshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Në tufan”, “Shtëpia në bulevard”, “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq”, etj. Kujtim Spahivogli është themeluesi i “fjalës artistike”. Njëkohësisht ai ishte edhe dramaturg. Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh: Ai shkroi edhe poezi , artikuj e ese. Në 7 korrik 1987 mbylli sytë në Tiranë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments