Një studim i ri gjerman ka zbuluar se 43% e të gjithë smartfonëve të hedhur nuk riciklohen. Studimi, i kryer nga organizata e industrisë ”gfu Consumer & Home Electronics” dhe firma konsulente ”Oliver Wyman” në maj 2023, anketoi mbi 1 000 konsumatorë në Gjermani dhe 400 konsumatorë secili në Francë dhe Britani. ”Në rastin e pajisjeve të kuzhinës, makinave larëse dhe elektronikës së konsumit, vetëm një e treta e stokut të vjetër nuk riciklohet”, sipas studimit. Shoqata e industrisë së Gjermanisë fajësoi mungesën e njohurive për opsionet ekzistuese dhe të qëndrueshme të kthimit. 40% e gjermanëve thanë se ”nuk e dinin se mund t’i kthenin pajisjet e tyre të vjetra te tregtarët dhe tregjet e specializuara edhe nëse nuk i kishin blerë atje”, ndërsa 70% e të anketuarve ”nuk e dinin se kjo e drejtë kthimi vlen për shumë supermarkete dhe prodhues”. Vetëm një në katër ishin në dijeni të së drejtës për t’i kthyer pajisjet e hedhura te shitësit online. “Ka një mungesë të dukshme të njohurive praktike kur bëhet fjalë për produktet teknike të përdorura,” tha Sara Warneke, drejtore menaxhuese e gfu. Sondazhi zbuloi se ka boshllëqe të mëdha në njohuritë për riciklimin elektronik, veçanërisht në mesin e të rinjve. Vetëm çdo i dyti i rritur nën 35 vjeç di si të riciklojë një pajisje të madhe kuzhine, për shembull. Në të kundërt, shifra është 81% tek ata mbi 55 vjeç. atsh
Pothuajse gjysma e telefonave celularë të vjetër nuk riciklohen
RELATED ARTICLES