Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT“Partizani” ,kontratë 4-vjeçare për Panajot Qirkon

“Partizani” ,kontratë 4-vjeçare për Panajot Qirkon

Portieri Panajot Qirko është blerja më e fundit e të kuqve, të cilët zyrtarizuan transferimin 24-vjeçarit përmes rrjeteve sociale. 24-vjeçari me origjinë nga Vlora, ka hedhur sot firmën në kontratën që do ta mbaj të lidhur me klubin e kuq për katër vite me një opsion për vitin e pestë. Qirko ishte në pronësi të “Teutës”, por klubi i kuq ka arritur një marrëveshje për transferimin përfundimtar të gardianit të portës. “Zyrtare! Pano Qirko firmos me ‘Partizanin’. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Pano Qirkon. Partizani ka arritur marrëveshjen me Teutën për transferimin definitiv të portierit 24 vjeçar. Gardiani ka firmosur me kampionët e Shqipërisë një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Qirko bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive me ekipin e Teutës”,- njofton klubi i “Partizanit”. Qirko sezonin e shkuar arriti një rezultat mjaft pozitiv. Ai arrit të ruaj të paprekur portën e durrësakëve për 17 ndeshje, teksa u shpall dhe portieri më i mirë i superligës. Ai ka luajtur me kombëtaren U-19, teksa në karrierën e tij ai ka kaluar në klube si “Tirana”, Bylisi”, “Teuta”. Hapat e para në jetën e sportive, Qirko i ka hedhur në Vlorë, duke luajtur për skuadrat e moshave të “Flamurtari”, deri sa debutoi në skuadrën e parë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments