Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIzraeli mbyll ofensivën në Bregun Perëndimor

Izraeli mbyll ofensivën në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite janë tërhequr nga Xhenini, në Bregun Perëndimor të pushtuar dje në mbrëmje, gati dy ditë pasi nisën një ofensivë të madhe ajrore dhe tokësore, në të cilën të paktën 12 palestinezë vdiqën dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën. “Një ushtar izraelit u vra nga të shtënat me armë zjarri”, tha ushtria pa dhënë detaje të mëtejshme. Dje u raportuan përleshje të ashpra me armë zjarri dhe në media sociale u postua një kolonë automjetesh ushtarake që hidheshin në erë me eksploziv në qytet. Ushtarët u larguan disa orë pas një sulmi në Tel Aviv që shkaktoi të paktën shtatë të plagosur. Lëvizja islamike Hamas e përshkroi dhunën si një “përgjigje fillestare” ndaj operacionit ushtarak të Xheninit. Një kalimtar qëlloi dhe vrau sulmuesin palestinez. “Pesë raketa u hodhën sot nga Rripi i Gazës, i drejtuar nga Hamasi, në drejtim të territorit izraelit, por të gjitha ato u kapën”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Izraeli nisi sot operacionin intensiv ushtarak në Bregun Perëndimor në orët e para të mëngjesit duke sulmuar me dron.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments