Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2023 arritën rreth 4.7 miliardë lekë, ose 8.12% më shumë se në 5-mujorin e 2022-shit. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi së fundmi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve, sipas të cilit rritja më e lartë mes produkteve motorrike, vihet re te “kartoni jeshil”, siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Sipas AMF-së, produkti “karton jeshil” në periudhën janar-maj 2023 pati një rritje prej 7.50% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 55.38% krahasuar me muajin janar-maj 2022. Produkti “MTPL e brendshme”, që është sigurimi i përgjegjësisë së dëmit ndaj palëve të treta, në periudhën janar-maj 2023, pati një rritje prej 8.24% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Produkti “sigurim kufitar”, në muajin janar-maj 2023, pati një rritje 7.63% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-maj 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 19.92%. atsh
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, 4.7 miliardë lekë
RELATED ARTICLES