Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat publikoi fotot e Kishës së Shën Kollit në Perondi, monument kulture i cili periodikisht i nënshtrohet pastrimit nga punëtorët e mirëmbajtjes së DRTK Berat. Në fotot e ndara në rrjetet sociale, dallohet pastrimi nga vegjetacioni dhe mirëmbajtja e hapësirave pranë monumenteve të kulturës në lagjen Kala të Beratit por edhe në monumentet e qarkut siç është kisha e Shën Kollit. “Një mjedis i pastër për një imazh me dinjitoz ndaj mijëra vizitorëve që vizitojnë monumentet çdo ditë”, shkruan DRTK Berat në rrjetet sociale. Kisha e Shën Kollit ndodhet në fshatin Perondi, të Kuçovës, rreth 18 km nga qyteti mesjetar i Beratit dhe përbën një nga monumentet më të hershme bizantine në Shqipëri. Gjatë shekujve, kisha ka pësuar mjaft transformime në rrafshin arkitektonik. Në vitin 1970 kisha i është nënshtruar një restaurimi të mirëfilltë nga specialistët e Institutit të Monumenteve. Në fillimet e saj monumenti ka qenë një bazilikë trinefshe me nefin qendror të ngritur lart dhe me narteks dhe sipas studiuesve i përket shekullit të XI. Në një fazë të dytë gjatë periudhës bizantine kishës i është shtuar muri i narteksit dhe këmbanorja, e cila është lidhur organisht me murin e narteksit. Më vonë kisha pëson një meremetim tjetër, ku vihet re përdorimi i teknikës së kluasonazhit. Rindërtim tjetër i rëndësishëm është ai i vitit 1786, ku shtohen hajatet dhe rindërtohen çatitë me tavanet. Rindërtimi i fundit që transformoi së tepërmi arkitekturën e monumentit është në vitin 1931. Më tipike në unikalitetin e saj kisha e Shën Kollit në Perondi bëhet nëpërmjet këmbanores, e cila mendohet të jetë nga më të hershmet në provincat bizantine të Ballkanit. Kjo kishë përfaqëson një nga monumentet e kultit bizantin më të spikatur në gjithë rajonin. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on