Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE Valeria Gordeev nderohet me çmimin “Ingeborg Bachmann”

 Valeria Gordeev nderohet me çmimin “Ingeborg Bachmann”

Çmimi i letërsisë “Ingeborg Bachmann” i Austrisë këtë vit, i është dhënë Valeria Gordeev, nje shkrimtare gjermane për tregimin e saj “Er putzt”. Gordeev u nderua me çmimin “Ingeborg Bachmann” në Festivalin e Letërsisë Gjermane, i cili mbahet çdo vit në Klagenfurt që nga viti 1977, duke fituar përballë 11 kandidatëve të tjerë. Çmimi “Ingeborg Bachmann” (1926-1973) kap vlerën e 25 000 eurove (27,300 dollarë). Fituesja e vitit të kaluar ishte autorja sllovene, Ana Marwan, e cila shkruan në gjuhën gjermane dhe sllovene. Gordeev tërhoqi vëmendjen e jurisë me tregimin e saj të shkurtër “Er putzt” (Ai po pastron), në të cilin ajo përshkruan një burrë të fiksuar pas pastrimit, duke e paraqitur atë si të përkushtuar ndaj nënës dhe motrës së tij, dhe jo si një rast studimor mjekësor. Insa Wilke, kryetarja e jurisë, e përshkroi historinë si një “thirrje për ndjeshmëri”. Vitet e fundit, Gordev i është përkushtuar romanit të saj të parë, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Rusinë e sotme. Prindërit e saj emigruan nga Bashkimi Sovjetik në fund të viteve 1970 dhe ajo u lind në qytetin universitar gjerman të Tübingen, në vitin 1986. Gordeev punon gjithashtu si ilustruese dhe autore këngësh. Në bashkëpunim me autorin Franz Friedrich, ajo shkroi tekste për filmat e regjisorit Max Linz. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments