Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar të intensifikojë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia në jug të vendit. “Së bashku do të fitojmë. Brigjet e Ukrainës nuk do t’i tolerojnë kurrë këta pushtues”, tha Zelensky gjatë një vizite në qytetin port të Odesës. “Armiku padiskutim, nuk do të diktojë kushtet në Detin e Zi”, shtoi ai. “Pushtuesit do të shqetësohen për afrimin e Krimesë tonë ukrainase dhe bregdetit tonë në Detin Azov”, tha Zelensky. Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, por njihet ndërkombëtarisht si i Ukrainës, ndërsa qytetet në Detin Azov janë pushtuar nga trupat ruse gjatë luftës 16-mujore. Zelensky vizitoi komandantët ushtarakë në Odesa dhe ushtarët e plagosur në spital. atsh
Zelensky: Nuk do t’i tolerojmë kurrë pushtuesit
RELATED ARTICLES