Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Shtunë,1 Korrik 2023

Europa,Rajoni Moti-E Shtunë,1 Korrik 2023

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. POR mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave, kryesisht në zonat Veri-Veriperëndimore duke rrezikuar reshje te pakta dhe të izoluara shiu; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku vranësirat do të dendësohen në të gjithë territorin e Kosovës. Përsa i përket, parametrit të erës herë pas here do të jetë e fortë deri në 40 km/h.

Po ashtu, Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit PARAQITET në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme; ko do të bëjë që orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta POR pasditja do të sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu, më të theksuara në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që gjatë natës të ketë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta. Ndërsa; parametri i Erës paraqitet hera – herës, problematik duke bërë që në momente të vecanta Era të arrijë deri 45 km/h.

Europa Veriore dhe ajo Lindore MBETEN nën mbziotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; Europa Qëndrore si edhe ishujt Britanikë do të PARAQITEN me vranësira dhe rrebeshe shiu duke krijuar probleme në shumë zonat ë Europës Qëndrore, kryesisht në Gjermaninë Perëndimore. Po ashtu, e njëjta situatë e paqëndrueshme atmosferike do të vijojë në rajonin e Mesdheut KU rrebeshet e shiut mbeten prezent. Ndërsa, Gadishulli Iberik si edhe Brigjet e Detit të zi dhe Detit Egje do të jenë nën ndikimin e motit kthjellët dhe temperaturave të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments