Gjithçka gati për koncertin madhështor të Enrique Iglesias, në Tiranë. Ylli spanjoll i muzikës latine dhe pop, Enrique Iglesias, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin “Skëndërbej”, mbrëmjen e sotme. Sheshi është shndërruar në një skenë gjigante, për të mirëpritur mijëra admirues dhe fansa të këngëtarit me famë botërore. Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe pritet të jetë një mbrëmje e paharrueshme. Biletat ende mund të gjenden në faqen zyrtare backstage.al dhe fizikisht në info point në “Sheshin Italia” dhe në Sheshin “Skënderbej”, si dhe njëkohësisht në sportelin e Teatrit të Operas dhe Baletit, që vazhdon të jetë i hapur. Ky koncert i Enrique Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle, që nis sot në kryeqytet. Enrique Iglesias është një nga këngëtarët spanjollë me albumet më të shitura në botë. Ai numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 Iglesias është cilësuar nga Billboard si mashkulli më i suksesshëm i të gjitha kohërave në club dance style. atsh