Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDjegia e Kuranit në Stokholm irriton vendet myslimane

Djegia e Kuranit në Stokholm irriton vendet myslimane

Disa vende arabe dënuan djegien e një kopje të librit të shenjtë të Islamit, Kuranit, jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez duke thënë se kjo nxit urrejtjen. Dy burra në Suedi morën pjesë në një protestë që përfshiu djegien e një Kurani jashtë një xhamie, në qendër të kryeqytetit Stokholm të mërkurën, ditën e parë të festës myslimane të Kurban Bajramit. Arabia Saudite, vendlindja e Islamit, dënoi ashpër aktin. ”Këto akte të neveritshme dhe të përsëritura nuk mund të pranohen me asnjë justifikim. Ato nxisin në mënyrë eksplicite urrejtje, përjashtim dhe racizëm”, shtoi në një deklaratë Ministria e Jashtme e monarkisë. Egjipti me shumicë myslimane bëri ​​një dënim të ngjashëm, duke e quajtur atë “një akt të turpshëm që provokon ndjenjat e myslimanëve në mbarë botën”. Në përgjigje, Maroku tërhoqi ambasadorin e tij në Suedi për “konsultim të pacaktuar”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve të vendit MAP. Ministria e Jashtme marokene gjithashtu thirri të ngarkuarin me punë të Suedisë në Rabat dhe informoi diplomatin për refuzimin e Marokut “për këtë akt të papranueshëm”. Liga Arabe përmes shefit të saj, Ahmed Abul Gheit dënoi me forcë indiferentizmin e autoriteteve suedeze. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ