Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREHistoriania Maria Todorova

Historiania Maria Todorova

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi, priti sot në një vizitë zyrtare Maria Todorovën, profesoreshë e sociolinguistikës, gjuhës e komunikimit në Universitetin e Ilinoisit në SHBA, gjithashtu bashkëpunëtore e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Akad. Skënder Gjinushi, vlerësoi veprën e Todorovës dhe çmoi vëmendjen e saj shkencore dashamirëse ndaj shqiptarëve në kuadër të zhvillimeve ballkanike në histori e mendësi, ndaj identitetit të tyre, ndaj marrëdhënieve dhe rolit dhënës në rajon. Todorova është vajza e Nikolaj Todorov, që në në vitet 1980 ka drejtuar Akademinë e Shkencave të Bullgarisë, dhe më pas ka qenë edhe kryetar i parlamentit të vendit dhe president i Bullgarisë. Akad. Gjinushi vuri në dukje faktin që pikërisht në vitet ’80 në kohën kur Shqipëria ishte ende e izoluar, kryetarit themelues historik të Akademisë sonë akad. Aleks Budës, iu dha titulli i anëtarit të nderit të Akademisë Bullgare të Shkencave. Më tej, prof. dr. Todorova rrëfeu kënaqësinë e vizitës së saj të parë në Shqipëri, dhe tha se ka shumë për të mësuar për këtë vend dhe historinë e tij. Todorova e shoqëruar nga Kryesia e Akademisë së Shkencave, u drejtua më pas në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për të mbajtur dy ligjëratat e saj: Studimet për Ballkanin: historia, debatet dhe vendi i Shqipërisë. Ballkani imagjinar – 25 vjet më pas. Akad. Gjinushi e vlerësoi si një mundësi të shkëlqyer që studiuesit dhe akademikët do të ndjekim një ligjëratë kushtuar vendit tonë në studimet ballkanike. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments