Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURELumi i Shalës fluks vizitorësh, rreth 12 mijë vetëm në qershor

Lumi i Shalës fluks vizitorësh, rreth 12 mijë vetëm në qershor

Lumi i Shalës, në liqenin e Komanit po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone. I cilësuar nga mediet e huaja si një “parajsë e vogël”, ky lum është padyshim destinacioni më i preferuar sidomos nga të rinjtë. Emanuel Pjetri, guidë turistike në Pukë, tha për ATSH-në se ” nga 1 qershori e deri tani mund të ketë pasur afërsisht 12 000 vizitorë. Në ditë ky lum është vizituar nga 400 -500 persona në ditë, ndërsa fundjavat normalisht ka pasur një numër më të lartë”. Sipas tij, për të vizituar lumin e Shalës udhëtimi me varkë nga Komani zgjat 1 orë e 20 minuta. “Turistët shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij”, theksoi Pjetri. Pjetri tregon se vizitorët në udhëtimin e tyre vizitojnë kanionin te lumi i Shalës, ujëvarën e Qerretit të Vilës, Shpellën e Kaurrit (murgjëve) etj. Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve Shqiptare dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin. Lumi Shalës dallohet me ujin e tij të veçantë ngjyrë blu e thellë. Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments