Koreja e Veriut akuzoi sot Seulin dhe Uashingtonin për nxitjen e tensioneve në rajon duke theksuar se do të vazhdojë të forcojë aftësitë e saj vetëmbrojtëse. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap. Sipas një raporti të lëshuar nga Instituti për Studime Amerikane i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, Pheniani i krahason tensionet ushtarake në rajon me natën para shpërthimit të Luftës mes Koreve të viteve 1950-53 duke kritikuar SHBA-në dhe Korenë e Jugut për “ushtrinë e tyre delirante antikomuniste”. “Lëvizje të tilla luftarake nga SHBA kanë nxitur tensionet ushtarake në Gadishullin Korean dhe Azinë Verilindore, tashmë të zhytur në një situatë jashtëzakonisht të paqëndrueshme, më afër pragut të luftës bërthamore”, thuhet në raportin në gjuhën angleze të publikuar nga agjencia zyrtare e Koresë së Veriut. ”SHBA dhe Seuli po përdorin akte armiqësore shqetësuese duke cenuar në mënyrë të pamatur sovranitetin dhe sigurinë e vendit më shumë se kurrë këtë vit dhe kanë arritur një prag që nuk mund të tolerohet më”, shkruan Pheniani. ”Koreja e Veriut do të vazhdojë të përshpejtojë përpjekjet për të forcuar aftësitë e saj vetëmbrojtëse për të mbrojtur sovranitetin e saj nëse SHBA nuk tërheq politikën e saj armiqësore anakronike dhe kërcënimin e vazhdueshëm ushtarak kundër Veriut”, thuhet në raport. atsh
Koreja e Veriut akuzon Uashingtonin për nxitjen e tensioneve
RELATED ARTICLES