Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENjë personazh transgjinor në Teatrin Eksperimental

Një personazh transgjinor në Teatrin Eksperimental

Teatri Shëtitës “Çajupi” sjell një monodramë me interpretimin e Laura Nezhës dhe regji të Kiço Londos. Monodrama “Të martën në supermarket”, e francezit Emmanuel Darley, vjen në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Aktorja gjithmonë në ngjitje e teatrit modern shqiptar, Laura Nezha, do të prezantojë një transgjinore. Laura në rolin e Marias, pritet të jetë njëkohësisht tronditëse dhe e shkëlqyer. Ajo ndërron me zgjuarsi dhe emocion pamjen e saj të brendshme shumë shpesh. Teatri Shëtitës “Çajupi”, përveç një teksti të këndshëm, premton dhe një dekor mbreselënës, kostume të bukura si dhe muzikë të gjallë. Gjithsesi pesha kryesore është tek Laura Nezha që ndryshon në mënyrë prekëse stilin e saj të aktrimit për të na dhënë portretet e personazheve të shumtë të shfaqjes së saj. Drama e shkruar nga Emmanuel Darley në vitin 2007, është një rrëfim në vetën e parë i një transeksuali që kujdeset për babain e tij çdo të martë. I quajtur më parë Jean-Pierre, personazhi tani është një grua që mban emrin e Marie-Pierre, një identitet i ri të cilin i ati ka vështirësi ta pranojë. Monodrama “Të martën në supermarket” do të shfaqet për 4 netë radhazi nga 26 deri në 29 qershor. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments