Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia zgjeron kufizimet e udhëtimit për qytetarët europianë

Rusia zgjeron kufizimet e udhëtimit për qytetarët europianë

Rusia ka zgjeruar kufizimet e udhëtimit kundër qytetarëve evropianë në përgjigje të paketës së fundit të sanksioneve të BE-së. Lista e përfaqësuesve të institucioneve të BE-së dhe vendeve individuale të BE-së të cilëve u ndalohet hyrja në vend është “zgjeruar ndjeshëm”, deklaroi ministria e Jashtme. Sanksionet ruse përfshijnë zyrtarë të sigurisë, biznesmenë dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, por pa dhënë emra konkretë. Paketa e 11-të e sanksioneve të BE-së që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi 16 muaj më parë, hyri në fuqi sot. Masat synojnë ndër të tjera të parandalojnë anashkalimin e sanksioneve të mëparshme dhe gjithashtu synojnë tre kompani në Kinë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments