Fundjava me mot të paqëndrueshëm, ulje temperaturash dhe reshje shiu

0
47

Vendi ynë gjatë orëve të fundit është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm që ka ndikuar në frekuentimin e plazheve. Temperaturat krahasuar me dy ditë më parë kanë rënë. Meterologu Hakil Osmani në një lidhje live për ABC News është shprehur se fundjava do të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe me temperature deri në 31 gradë gjatë ditës së dielë. Zonat më të prekura nga reshjet e shiut sipas Osmanit do të jetë verilindja dhe juglindja e vendit. “Dita e sotme dhe dita e nesërme do të mbetet në kushte të paqëndrueshme ku pritet që të kemi vranësira të shpeshta që herë pas here do të sjellin reshje shiu dhe një formë rrebeshësh në zonat lindore, ndërsa në ultësirën perëndimore kemi pak prezencë reshjesh. Zonat më të prekshme nga prania e reshjeve do të jenë verilindja dhe juglindja, duke mos përjashtuar dhe reshje të pakta të herëpashershme në zonat e tjera. Dita e sotme temperaturat shkojnë deri në 34 gradë Celsius ndërsa dita e nesërme pritet që temperature të shkojë deri në 31 gradë“, ka thënë ai. Ndërkohë në lidhje me javën e fundit të qershorit meterologu ka theksuar se do të jetë në masa ajrore kryesisht të qëndrueshme me përjashtim të zonave malore ku do të kenë reshje të herëpashershme shiu. Ndërkohe temperaturat për ditët në vijim pritet që të jenë nga 32 deri në 33 gradë, që krahasuar me vitin e kaluar janë 2 gradë më shumë se normalja. /abcnews.al