Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të shpeshta POR pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të Kosovës KU herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra. Orët e pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në të gjithë republikën e Kosovës. Po ashtu, Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 26 gradë C.
Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës POR pas- mesdite rrezikohen nga shira të izoluar në pjesën më të madhe të MV POR shirat do të jenë të përkohëshëm PASI pasditja dhe mbrëmja do të ri-sjellë sërisht kthjellimet pothuasje në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 28 gradë C.
Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraqiten; Europa Qëndrore, Gadishulli Iberik si edhe Europa Lindore KU moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të jenë dominante NDERSA Si pasojë e një qëndre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar prej në brigjet e detin Adriatik; Gadishulli i Ballkanit do të paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas here në formë shtërngate. Po ashtu; ishujt Britanikë dhe rajoni i Balltikut do të dominohen nga vranësira konvektive, reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere.