Saranda vijon të jetë një nga destinacionet kryesore të vendit tonë për ankorimin e jahteve luksoze. Porti i Sarandës bën të ditur se “një ikonë e vërtetë, jahti velier 121-vjeçar me tre shtylla veliere, Shenandoah of Sark, ka vizituar këto ditë qershori Sarandën dhe është ankoruar në kalatën e jahteve në port”. Jahti me një gjatësi prej 44 metra dhe 8.17 metra i gjerë, me peshë 300 GT, kombinon pamjen klasike me pajisje moderne për komoditetin maksimal të ofruar në bordin e tij. I ndërtuar në vitin 1902 në New York, SHBA dhe i rinovuar në 2018-2019, ai u ndërtua për performancë dhe lundrim në distanca të gjata në oqean dhe i ka shëtitur turistët e vet në qoshet më të largëta të botës në kushte ekstreme. Në këtë jaht është realizuar një nga filmat më të famshëm të Hollywood-it “Agjenti 007”, “Golden Eye” me James Bond. Nga janari deri në qershor Saranda ka tërhequr një numër të lartë turistësh të huaj, të kanë hyrë me kroçera dhe jahte turistike. atsh