Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREInvestime për modernizimin e ushtrisë dhe policisë shqiptare

Investime për modernizimin e ushtrisë dhe policisë shqiptare

Me ftesë të Kryetarit të Komisionit për Mbrojtjen dhe Armët të Asamblesë Kombëtare të Francës, Thomas Gassilloud, Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço vizitoi dje Panairin Ndërkombëtar të Parisit, një nga më të mëdhenjtë në botë si dhe mori pjesë në takimin shumëpalësh organizuar me këtë rast. Në këtë aktivitet morën pjesë delegacione nga Kroacia dhe Luksemburgu. Të ftuarit vizituan stenda të ndryshme për tu njohur me fjalën e fundit të teknologjisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjatë takimit Gassilloud u shpreh shumë i kënaqur për prezencën e homologëve të Ballkanit në takim. Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço tha se, Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e detyrave që rrjedhin si pasojë e pranisë sonë në NATO, ndërsa vuri theksin në investimet që janë bërë vitet e fundit në drejtim të modernizimit të ushtrisë shqiptare, policisë apo organeve të tjera ligjzbatuese. Ai nënvizoi bashkëpunimin e shkëlqyer parlamentar që ekziston mes Francës e Shqipërisë sidomos duke përmendur shkëmbimet e vizitave të Grupeve respektive të Miqësisë dhe në këtë drejtim ftoi Gassilloud të vizitojë Tiranën në një kohë të përshtatshme për të. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments