Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKoncerti në Panteon

Koncerti në Panteon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet sot në Romë, ku do të pritet nga papa Françesku në Vatikan, deklaroi se ishte i mahnitur nga bukuritë e Qytetit të Përjetshëm. Në një mesazh të postuar në Instagram, Kurti tha se ishte i magjepsur në veçanti nga vizita në Panteon, brenda të cilit kryeministri mori pjesë mbrëmë në një koncert të organizuar nga Rrjeti Shqiptar i Bizneseve të Diasporës dhe fondacioni ”Domenico Bartolucci”. ”Kulmi i koncertit u arrit gjatë shfaqjes së operës në shqip ‘Gloria a Dio’ (August Niemeyer) me tenorin Klodjan Kacani. Në një vend i privilegjuar nga kryqëzimi mes artit dhe besimit, edhe një herë ne kemi qenë dëshmitarë të fuqisë lidhëse të artit për të kapërcyer kufijtë fizikë dhe kulturorë, duke bashkuar popuj dhe kultura të ndryshme”, shkruan Kurti. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments