Në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Bërnjak, janë parë duke kaluar kamionë me targa serbe, por që bartin mallra nga shtete të tjera. Mësohet se tani po lejohet hyrja e mjeteve transportuese nga Serbia, por jo të atyre që bartin mallra me origjinë serbe. Kamionët me ngarkesë serbe vazhdojnë të mbesin të mos lejohen, për shkak të sigurisë, sic përcaktohet nga vendimi i Qeverisë të Kosovës. Ndërsa deri tani, të gjithë kamionët me targa serbe nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës. Ekzekutivi kosovar e kishte marrë këtë vendim pasi Serbia rrëmbeu tre policë kufitarë të Kosovës, brenda territorit të vendit tonë. Policët po vazhdojnë të mbahen peng në Serbi, nga autoritetet e këtij shteti. atsh