Dita Botërore e Muzikës ose “Fête de la Musique” kremtohet çdo 21 qershor. Ajo nisi fillimisht në Francë, por me kalimin e viteve është përhapur dhe festohet në rreth 110 vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë. Kjo ditë ka për qëllim ta bëjë muzikën më gjithëpërfshirëse dhe të inkurajojë njerëzit të ndërveprojnë shumë më tepër me të gjitha llojet e melodive. Dita Botërore e Muzikës është gjithashtu një mundësi për muzikantët që të shkojnë me prane audiencës se tyre. Kur Maurice Fleuret u bë Drejtor i Muzikës dhe Valleve në Ministrinë e Kulturës Franceze, në tetor 1981, ai zbatoi këndvështrimin e tij në praktikën muzikore: “muzika kudo dhe koncerti askund”. Një këndvështrim idealist që ftonte artistët të interpretonin falas. Në një studim të shkruar në vitin 1982 mbi zakonet kulturore franceze, Fleuret zbuloi se një në dy persona luante një instrument muzikor. I frymëzuar nga kjo, ai filloi të mendojë për një mënyrë për t’i bashkuar njerëzit në rrugë me muzikë. Kështu u zhvillua në Paris në vitin 1982, Dita e parë e Muzikës, ose “Fête de la Musique”. “Fête de la Musique” promovoi muzikën në dy mënyra: duke inkurajuar muzikantë të rinj dhe profesionistë për të performuar në rrugë dhe duke organizuar koncerte muzikore falas, duke mbuluar të gjitha zhanret e muzikës, në mënyrë që publiku të mund të ekspozohej ndaj muzikës së re.atsh