Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARSIMKonsultimet me studentët e mjekësisë do të vijojnë

Konsultimet me studentët e mjekësisë do të vijojnë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, rektorin e Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata, si dhe pedagogë të UMT, zhvilluan takimin e dytë konsultativ me studentët e mjekësisë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për punësimin dhe kontributin e tyre në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore. Në një postim në rrjete sociale, ministrja Kushi theksoi se, në ditët në vijim do të ketë sërish konsultime për të mbledhur mendimet dhe zgjidhjet më të mira për këtë çështje. “Në takimin e dytë konsultativ me studentët e Fakultetit të Mjekësisë vijuam diskutimet për të gjetur zgjidhjen më të mirë për punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore”, tha Kushi. Kushi bëri të ditur se, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, rektorin e Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata, si dhe pedagogë të UMT, dëgjuam me vëmendje mendimet dhe sugjerimet e studentëve në lidhje me diskutimin e nisur për kontributin e tyre në Shqipëri. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments