Teatri Kombëtar i Operas e Baletit organizoi një konferencë për shtyp për vënien në skenë të operës “Aida” të Giuseppe Verdi-t. E pranishme, së bashku me drejtoren Abigeila Voshtina e dirigjentin Jacopo Sipari di Pescasseroli, ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ministrja shprehu mirënjohje për gjithë trupën e TKOBAP, që nga orkestra, kori, solistët, balerinët dhe prapavijën teknike që po përballon me sukses një kalendar sfidues.
Opera e famshme e Giuseppe Verdi-t, vjen si premierë nga 23-27 qershor, në Teatrin e Operës dhe Baletit. Trekëndëshi i një dashurie pasiononte të ndaluar mes princeshës së Etiopisë, Aida, komandantit të ushtrisë së Egjiptit, Radames, dhe të bijës së Faraonit, Amneris. Ngjarja merr tjetër rrjedhë kur Radames urdhërohet të luftojë në betejën kundër kombit të Etiopisë, duke mos ditur se Aida është princesha e tyre, dhe i tregon asaj të gjithë planin ushtarak.atsh