Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABE-Kurti dhe Vuçiç në Bruksel pa kushte

BE-Kurti dhe Vuçiç në Bruksel pa kushte

Bashkimi Evropian po pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të pranojnë ftesën për takim në Bruksel, pa vendosur asnjë kusht. Në BE potencojnë domosdoshmërinë për të gjetur një zgjidhje për de-eskalimin e situatës në veri, derisa thonë se mungesa e angazhimit për këtë do të ketë pasoja për dyja palët. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për medie, të hënën, tha se data e takimit të krizës Kurti-Vuçiç, nuk është caktuar ende, pasi palët nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre deri më tani. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments