Në skenën e Festivalit Folklorik në Gjirokastër do të interpretojnë 1200 artistë nga 12 qarqet e vendit përzgjedhur nga komisioni artistik. Do të ngjitet në skenë gjithashtu grupi nga Kosova me 60 pjesëmarrës. Interpretim fantastik pritet të ketë edhe ansambli “Shota”, nga Kosova me 50 pjesemarrës. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Arbereshët e Italisë, grupi i Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asambli me shqiptarët e Zvicrës, si dhe asamblet nga Londra dhe grupet shqiptare nga Athina pritet të jenë një tjetër suprizë për publikun shqiptarë dhe turistët. Përveç skenës në qendër të kalasë së Gjirokastës, pasuri e mbrojtur nga UNESCO, do të ketë edhe skena të tjera me 90 të ftuar special të muzikës popullore moderne, shqiptare dhe të huaj duke i bërë netët të paharrueshme për të gjitha grupmoshat. Përveç performancave muzikore, një ‘guidë’ e veçantë për Gjirokastrën dhe Shqipërinë turistike do të jenë një serë aktivitetesh promovuese të etnografisë, zejtarisë, kulinarisë etj. atsh