Në qytetin bregdetar të Sarandës janë ekspozuar 35 mjete retro nga Old Car Club – Bari (ASI). Mjetet retro nga Old Car Club – Bari (ASI).do të zhvillojnë një tur në Sarandë, Ksamil, Butrint, Gjirokastër dhe Syrin e Kaltër. Këto mjete zbarkuan dje në Portin e Durrësit, ku nisën rrugëtimin e tyre nga “Bukuroshja e Durrësit” drejt “Deas së Butrintit”. Programi i turit është vizitë në Butrint, Ksamil, Syri i Kaltër dhe vendosja e mjeteve në shëtitoren e Sarandës shoqëruar me muzikë e DJ nga paraditja deri në mbrëmje. atsh