Në vazhdim të punës që ka nisur për rikualifikimin e peizazheve të të gjitha pikave hyrëse të vizitorëve, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u ndal në Hanin e Hotit në Shkodër, një pikë kufitare për kalimin si të pasagjerëve dhe vizitorëve, ashtu edhe të mallrave. Për vitin 2022, nga pika doganore e Hanit të Hotit kanë hyrë 1.3 milionë pasagjerë dhe udhëtarë. Ndërkohë, për 5-mujorin e parë të vitit 2023 kanë hyrë 520 mijë vizitorë, sipas informacionit të dhënë nga drejtori i përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli, çka tregon se është arritur gjysma e shifrave të një viti më parë, ende pa arritur piku i fluksit doganor që përkon me periudhën korrik-gusht.
Informacion turistik për vizitorët në pikat kufitare
RELATED ARTICLES