Friday, May 9, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Rituali i jetës” në TKOB

“Rituali i jetës” në TKOB

Një udhëtim emocionues përmes ciklit të jetës u përcoll mbrëmë për të gjithë artdashësit shqiptarë. Ansambli Popullor dhe Trupa e Baletit sollën muzikalin “Rituali i jetës” me materiale folklorike origjinale, të mbështetura në autenticitet nga kompozitori, Klodian Qafoku, të formatuar dhe të sjellë në skenë me një harmoni koreografike nga koreografi Arian Sukniqi, i ndihmuar nga asistentkoreografja Alisa Gjoni. “Rituali i jetës” ishte një vepër origjinale e cila e afroi publikun me traditën e kulturën shqiptare. Salla e mbushur plot dhe duartrokitjet e gjata në fund të shfaqjes ishin dëshmi e një vepre të suksesshme të kuruar në detaje nga Arian Sukniqi. Kohët e fundit Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka pasur një kalendar të pasur me shfaqje. Programi i këtij muaji pritet të kulmojë me koncertin e Filharmonisë së Beogradit, dirigjuar nga njëri prej legjendave të gjalla të muzikës klasike, dirigjenti Zubin Mehta. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments