Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmirësuar sinjalistikën rrugore në pikat doganore kufitare në prag të sezonit turistik kur pritet rritje e fluksit të udhëtarëve. Sipas ARRSH, në kuadër të kontratave të mirëmbajtjes në pikat kufitare, në doganat Kapshticë, Qafë Thanë, Murriqan dhe në atë të Hanit të Hotit janë kryer punimet e rifreskimit të sinjalistikës horizontale dhe vertikale me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore. Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit. Janë 1.9 milionë më shumë se, viti 2021 dhe 18 % më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave. Ndërkohë autoritetet në vend deklarojnë se shumë hspejt numri i turistëve të huaj që do të vizitojnë vendin brenda një viti do të arrijë në 10 milionë. atsh