Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIVon der Leyen:Marrëveshja tregtare “Mercosur”

Von der Leyen:Marrëveshja tregtare “Mercosur”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritet të përfundojë një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe bllokut “Mercosur” të vendeve të Amerikës së Jugut, deri në fund të vitit. “Ne besojmë se tani është koha për të përfunduar marrëveshjen “Mercusor”. Ne kemi ambicien ta përfundojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha von der Leyen sot pas bisedimeve me presidentin brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva. BE-ja ka negociuar me “Mercosur”, që përfshin Brazilin, Argjentinën, Paraguajin dhe Uruguain, që nga viti 1999 për marrëveshjen, e cila do të krijonte një nga zonat më të mëdha të tregtisë së lirë në botë, me më shumë se 780 milionë njerëz. Pengesat nga ana e BE-së përfshijnë kërkesat për mbrojtjen e pyjeve tropikale të Amazonës dhe ndalimin e shpyllëzimit për qëllime të blegtorisë dhe bujqësisë. Marrëveshja duhet të ratifikohet ende nga të gjitha shtetet anëtare. Marrëveshja është gjithashtu e diskutueshme në Amerikën e Jugut, ku disa vende duan të mbrojnë tregjet e tyre dhe disa të tjerë kanë frikë nga zbutja e standardeve të punës ose mjedisit. “Unë mendoj se ka avantazhe të mëdha nga të dyja palët. Marrëveshja do të krijojë kushtet e duhura për rrjedhjen e investimeve”, tha von der Leyen në një konferencë të përbashkët për shtyp, në Brazília. Lula kritikoi planet e fundit për një deklaratë plotësuese të marrëveshjes, e cila synon kryesisht të qetësojë kritikët pa e shqyrtuar edhe një herë traktatin. Lula tha se kjo letër shtesë e marrëveshjes mund të hapë rrugën për sanksione në rast se Brazili nuk i plotëson kërkesat e BE-së. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments