Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREBonusi i Rijetësimit në qendrën historike të Pogradecit

Bonusi i Rijetësimit në qendrën historike të Pogradecit

Përfundoi restaurimi i banesës së vëllazërisë Icka, në zemër të qendrës historike në Pogradec. Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Korçë, Gjergji Koki, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga banesa, restaurimi i të cilës nisi kur Koki ishte drejtor i DRTK Korçë. “U riktheva si vizitor i përhershëm i Pogradecit për të parë nga afër punën për restaurimin dhe rijetëzimin e kësaj banese emblematike e cila ishte pjesë e skemës mbështetëse të Bonusit të Rijetësimit e bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës”, shkruan Gjergji Koki. Ai thotë se rezultatet flasin vetë, pasi duket që është punuar me kujdes ndaj detajeve dhe janë bërë punë me imtësi. Banesa e vëllezërve Icka është shembulli se si trashëgimia kthehet në një motor zhvillimi për ekonomitë e vogla lokale. “Rivlerësimi i kësaj trashëgimie, do të jetë një ogur i mbarë për fillimin e punës për rijetësimim e Qendrës Historike të Pogradecit”, është shprehur Gjergji Koki. Ndërtesa historike e cila dikur ka shërbyer si punishte e mjeshtërisë së drurit, zanat i përcjellë ndër breza, është shpëtuar nga degradimi. Ndërhyrjet në kuadër të programit të Ministrisë së Kulturës, për “Rijetësimin”, përfshinë konservim, restaurim e rijetësim. Kjo ndërtesë është Monument Kulture Kat. I. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments