Në drejtimin e zëvendëskryetares Klodiana Spahiu, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në cilësinë e komisionit përgjegjës, mori në shqyrtim në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për nxitjen e punësimit””. E ftuar për të dhënë shpjegime rreth projaktatit ishte Olta Manjani, zëvendësministre në ministrinë Financave dhe Ekonomisë si dhe Klevis Hysa, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit. Për sa i përket nevojës së këtyre ndryshimeve, Manjani shpjegoi se, fokusi është në çështjet më kritike të punësimit, të cilat kërkojnë të përmirësohen apo të jenë pjesë të ligji. “Qëllimi kryesor i këtij projektligji është identifikimi dhe skicimi i politikave të duhura nxitëse për të rinjtë dhe grupet e veçanta, kryesisht për personat me aftësi të kufizuar, duke siguruar politika efikase të tregut të punës, nxitjen e përfshirjes dhe kohezionit social, si dhe fuqizimin e tregut të punës”, vijoi më tej Manjani në fjalën e saj. Relatorja e projektligjit për opozitën, Zheni Gjergji shprehu skepticizmin e saj mbi të rejat që sjell ky projektligj për sa i përket adresimit të nevojave të çështjeve dhe problematikave që kanë të bëjnë me punësimin për të rinjtë në tregun e punës së personave me aftësi të kufizuar, grave apo grupeve të margjinalizuara. Ndërkaq relatorja tjetër e projektligjit Dasantila Tahiraj e konsideroi fokusin e projektligjit në dy kategoritë kryesore, atë të grupeve vunerabël dhe personave me aftësi të kufizuar, si shumë të domosdoshme. Manjani në vijim iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve deputetë të komisionit. Në përfundim komisioni miratoi në parim ndryshimet në në ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”.atsh
Ndryshimet në ligjin “Për nxitjen e punësimit”
RELATED ARTICLES