Ditët Botërore Vespa 2023, këtë vit, do të organizohet në datat 15-18 qershor në Interlaken, Zvicër ku do të jenë të pranishëm edhe pjesëmarrës nga Shqipëria. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi sot se Vespa Club Albania do të jetë e pranishme si gjithmonë në aktivitet me 20 vespistë. Në Ditët Botërore Vespa 2023 mbi 5 mijë apasionantë dhe të dashuruar mbas motorit klasik vespa do te mblidhen nga e gjithë bota, si: SHBA, Kanada, Azia, Australia, Afrika, etj. “Siç është kthyer në traditë, që në vitin 2006 Shqipëria është gjithmonë prezent edhe kësaj radhe ku 20 vespist do të marrin pjesë nga dhe ku 9 prej tyre nisen me vespa me anë të rrugës nga Shkodra! I urojmë vespistëve tanë rrugë të mbarë në aventurën e tyre duke na përfaqësuar me flamurin shqiptar”, shkruan DPSHTRR në rrjetet sociale. Po ashtu, DPSHTRR sjell foto nga disa nga pjesëmarrjet ndër vite të grupit shqiptar të vespistëve në Austri, Portugali, Itali, Angli, Gjermani, Irlandë, Hungari, etj.