Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKontratat e sigurimit të jetës së huamarrësve u rritën me 26%

Kontratat e sigurimit të jetës së huamarrësve u rritën me 26%

Numri i kontratave të sigurimit të jetës së huamarrësve është në rritje edhe për muajt e parë të vitit 2023. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për 4-mujorin 2023, kompanitë e sigurimit të jetës lidhën më shumë se 30 mijë kontrata të sigurimit të jetës së debitorit. Numri i kontratave të sigurimit për këtë produkt është rritur me pothuajse 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare. Shumica e bankave kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme. Sigurimi i jetës rinovohet çdo vit, për të gjithë kohëzgjatjen e kredisë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët në fund të muajit prill arriti në 171.5 miliardë lekë ose më shumë se 1.6 miliardë euro me kursin aktual. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments