Komisioni Evropian njoftoi sot se do të mbështesë iniciativa të ndryshme të shëndetit mendor me 1,23 miliardë euro (1,32 miliardë dollarë). “Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm për mirëqenien tonë sa edhe shëndeti fizik”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Komisioni synon të vendosë shëndetin mendor në të njëjtin nivel me shëndetin fizik, duke u fokusuar në parandalimin, aksesin në kujdesin shëndetësor mendor dhe trajtimin dhe riintegrimin pas shërimit”, sipas një njoftimi për shtyp. “Masa vjen pasi pandemia e koronavirusit ndikoi negativisht në mirëqenien psikologjike të shumë evropianëve”, tha komisioni. “Ne duhet të shkatërrojmë stigmën dhe diskriminimin në mënyrë që personat në nevojë të kenë akses dhe të marrin mbështetjen që u nevojitet”, tha komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides. Personat e cenueshëm, duke përfshirë fëmijët dhe njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë, do të përfitojnë nga fondet shtesë. Komisioni synon gjithashtu të promovojë mirëqenien mendore në punë. “Rreth gjysma e punëtorëve evropianë e konsiderojnë stresin si të zakonshëm në vendin e tyre të punës, duke kontribuar në gjysmën e të gjitha ditëve të humbura të punës”, tha komisioneri Evropian për Punën dhe të Drejtat Sociale, Nicolas Schmit. atsh
BE 1,23 miliardë euro për iniciativat për shëndetin mendor
RELATED ARTICLES