Një hidrocentral pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka, në jug të Ukrainës është shkatërruar, sipas zyrtarëve rusë dhe ukrainas. “Është e qartë se riparimi i tij nuk do të ishte i mundur”, tha kryetari i bashkisë së Nova Kakhovka, Vladimir Leontyev, i emëruar nga Moska. Operatori ukrainas i centralit tha gjithashtu se ai ishte shkatërruar plotësisht. Secila palë në luftë fajësuan njëra -tjetrën për dëmtimin e digës. Pas ngjarjes, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. atsh
Shkatërrohet hidrocentrali pranë digës së dëmtuar në Ukrainë
RELATED ARTICLES