Kombëtarja shqiptare U-19 ka zyrtarizuar dy sfida miqësore në muajin qershor kundër përfaqësueses së Kosovës U-19. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë gjetur dakordësinë për t’i zhvilluar këto dy takime në stadiumin ‘Kukës Arena’ në datat 14 dhe 16 qershor. Trajneri i ri i Kombëtares U-19, Ervin Bulku do të debutojë me kuqezinjtë me këto dy miqësore ndaj Kosovës, që janë shumë të rëndësishme për ekipin shqiptar në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Ndeshja e parë është planifikuar të luhet në datën 14 qershor në ora 18:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet dy ditë më vonë, më 16 qershor në ora 10:30. Kuqezinjtë do të grumbullohen fillimisht në Tiranë, ku do të zhvillojnë seancat stërvitore në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ndërsa më pas do të udhëtojnë drejt Kukësit, ku do të zhvillojnë edhe dy miqësoret ndaj Kosovës U-19. Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Bulku do të bëhet me dije për opinionin publik dhe mediet në ditët në vijim. Këto nuk janë ndeshjet e para miqësore që Shqipëria U-19 zhvillon, teksa në muajin mars luajti dy ndeshje kundër bashkëmoshatarëve të Maltës. Që nga muaji janar, stafi i Kombëtares U-19 ka zhvilluar disa seleksionime e grumbullime me futbollistë të kësaj grupmoshe, ndërsa janë planifikuar edhe grumbullime e seleksionime të tjera, në kuadër të kualifikueseve të Europianit për moshën U-19. Shqipëria është shortuar në grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on