Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Tingujt e kujtesës”,koncert 50-vjetorin e Revoltës së Spaçit

“Tingujt e kujtesës”,koncert 50-vjetorin e Revoltës së Spaçit

Me rastin e 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, Fondacioni “Kujto” me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës dhe Konrad Adenauer-Stiftung organizuan një koncert përkujtimor në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse në Tiranë. Koncerti “Tingujt e kujtesës” mblodhi bashkë emra të njohur të artit shqiptar si Ema Andrea, Vikena Kamenica, Ylber Gjini, Kristina Petrollari, Fatos Bardulla, Dorina Laro etj., por vlen të veçohet këngëtari Tomi Kondakçi, ish-i dënuar në Spaç. Drejtor artisti i koncertit ishte kompozitori Endri Sina. Në program ishin përfshirë poezi nga Havzi Nela, Visar Zhiti, Sadri Ahmeti e Maks Velo, shoqëruar me muzikën e Çajkovskit, Çesk Zadesë etj. Gjithashtu para të pranishmëve u shfaq premiera e filmit dokumentar “Çarçafët e bardhë”. I përzgjedhur në 14 festivale ndërkombëtare dhe vlerësuar me çmim në 3 prej tyre, me regjizor Pandeli Çeçon dhe Luljeta Prognin si dhe me mbështetjen e Fondacionit “Kujto”, themeluar nga Agron Shehaj si pinjoll i një familjeje të persekutuar politike. Protesta e të burgosurve politikë nisi me flamurin pa yll, pikturuar nga Mersim Vlashi 32 vjet burg (i cili sot nuk jeton më), më pas parullat “Ja vdekje, ja liri!”, “Rroftë Shqipëria e lirë!”, “Populli është me ne!”, “Rroftë Evropa e lirë!”, që vazhduan për mbi 3 ditë në tarracën e burgut nga 100 të burgosur, që u rrethuan me shpejtësi nga mbi 4500 trupa ushtarake nga Shkodra e Tirana, të cilët hapnin zjarr nga të gjitha anët. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ