Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABorrell: Dhuna në Kosovë e papranueshme

Borrell: Dhuna në Kosovë e papranueshme

Bashkimi Evropian dënon me vendosmërinë maksimale të mundshme dhunën tronditëse në Zveçan, shkruan përfaqësuesi i lartë e BE-së, Joseph Borrell në një postim në Twitter. ”Edhe aktet e dhunshme të kryera kundër trupave të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), medias, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, shtoi ai, në lidhje me përleshjet e ndodhura në veri të Kosovës. ”BE u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve të ulin menjëherë dhe pa kushte tensionin. Ne presim që palët ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, përfundon ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments