Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETuristët apasionohen pas bimëve endemike të Llogorasë dhe Karaburunit

Turistët apasionohen pas bimëve endemike të Llogorasë dhe Karaburunit

 Shtigjet mjedisore në Parkun Kombëtar Llogora dhe Rezervatin e Menaxhuar Karaburun vijojnë të tërheqin vëmendjen e turistëve vendas, por edhe të huaj.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë bën të ditur se fundjavën që lamë pas së bashku me një grup turistësh zhvilluan një ecje ndryshe nëpër shtigje, me qëllim evidentimin e bimëve endemike në PK Llogara dhe RNM Karaburun, zona të cilat njihen për praninë e më shumë se 11 specieve endemike.

“Ndër speciet endemike dhe subendemike me rëndësi të këtij sezoni të cilat mund t’i vëreni lehtësisht përgjatë vizitës suaj në këto zona të mbrojtura janë: Viola acroceraunensis, e njohur si Manushaqja e Kerauneve, salepi Orchis mascula, Reichardia sp. etj”, tha ADZM Vlorë.

ADZM Vlorë shprehet se “zonat e mbrojtura janë streha e një diversiteti të madh biologjik duke nisur nga mikrogjallesat e deri të speciet e larta bimore dhe shtazore”.

Parku i Llogorasë është një pikë klimaterike ku ofrohet akomodim dhe shërbim restorantesh. Veçantinë e këtij parku natyror e shton kombinimi i klimës malore me atë detare. Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2018 metra mbi nivelin e detit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ